Alonso nuk do të largohet nga Barcelona në janar

Mbrojtësi, Marcos Alonso luante rregullisht për Barcelonën sezonin e kaluar, kryesisht duke luajtur si qendërmbrojtës.
Megjithatë, që kur Inigo Martinez erdhi nga Athletic Club gjatë verës, ish-lojtari i Chelseat nuk ka gjetur hapësirë në qendër dhe nuk është as zgjedhja e dytë në pozicionin e tij natyral të mbrojtësit të majtë, shkruan lajmi.net.

Nuk ka dyshim se Alonso do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit kur i skadon kontrata, por ekziston mundësia që ai të largohet në janar, pasi Sport thotë se ai ka oferta nga klubet në Arabinë Saudite.

Pavarësisht kësaj, Alonso nuk do ta konsiderojë largimin nga Barcelona deri në fund të sezonit dhe ai do të marrë kohë për të vendosur lëvizjen e tij të ardhshme në atë kohë.

Ai nuk do të largohet në janar, gjë që është një lehtësim për katalanasit.

Edhe pse Alonso është padyshim një lojtar me pakë minuta, ai ende mund të nevoitet nëse do të ndodhte një krizë dëmtimi.

Ai ka ende një vend në Barcelonë për pjesën tjetër të sezonit, edhe nëse është një zgjedhje e tretë ose e katërt.