Almeda Abazi në zi, ndërron jetë gjyshi i saj

Almeda Abazi ndau një fotografi të gjyshit të saj teksa tregoi se ai i ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.

“Ah o gjysh ah. Prehu në paqe gjyshi jonë”, ka shkruar Almeda në mbishkrimin e postimit të ndarë në storien e saj në Instagram.

Kujtojmë se, Almeda Abazi këtë vit është bërë sërish nënë duke sjell në jetë një fëmijë.

Ndryshe, ajo bashkë me aktorin Tolgahan Sayisman janë prindër të dy fëmijëve.