Allegri: Roma ekipi i duhur për Dybalan

Maxi Allegri ka folur në lidhje me transferimin e Paulo Dyblas drejt Romës.
Gjatë ditës së djeshme Dybala u zyrtarizua si lojtari më i ri i Romës.

Është trajneri i Juventusit, Maxi Allegri që ka folur në lidhje me kalimin e tij te ‘romakët’, duke thënë se është ekipi i duhur për argjentinasin.

“Së pari i uroj një fat të mirë, sepse në çdo rast ai i dha kaq shumë Juventusit. Ai është një lojtar shumë i mirë dhe mendoj se do të bëjë mirë për Romën, gjithashtu besoj se është ekipi i duhur për të”, tha italiani, përcjell lajmi.net.

Dybala ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin kryeqytetas.