Guardiola flet për Cucurellan

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur në lidhje me Marc Cucurella.
Guardiola po kërkon transferimin pothuajse me çdo kusht të mbrojtësit spanjoll, Marc Cucurrella.

Është ai që së fundmi ka pranuar se janë në negociata, por edhe nëse nuk arrihet marrëveshje ka lojtarë për atë pozicion.

“Jemi në negociata. Nëse nuk ndodh, ne kemi alternativa… Cancelo, Wilson-Esbrand, Ake mund të luajnë atje”, tha spanjolli, përcjell lajmi.net.

Shuma e lartë e mbrojtësit të majtë po del të jetë problem për ‘Citizens’.

Brighton kërkon 50 milionë funte për ta liruar lojtarin, ndërsa kampioni anglez ofrojnë vetëm 30 milionë.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje ndërmjet klubeve për Cucurellan.