Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.
Juventusi nuk e ka nisur mirë me rezultate edicionin e ri.
Në Serie A kanë zhvilluar gjashtë ndeshje, prej tyre kanë regjistruar vetëm dy fitore dhe katër barazime.
Aspak mirë nuk kanë filluar as në fazën e grupeve, në Ligën e Kampionëve, pasi në dy ndeshje kanë po aq humbje.
Kjo ka bërë që të përhapen zëra për një shkarkim të mundshëm të trajnerit Maxi Allegri.
Por, ai është shprehur i sigurt në lidhje me të ardhmen e tij.
“Më kanë munguar të gjitha thashethemet ‘Allegri afër shkarkimit’. Një lojë e keqe dhe është ‘puna e Allegrit në rrezik’ në shtyp. Qesharake!. Unë jam i sigurt për të ardhmen time, kështu që u thashë lojtarëve: mos më prishni pushimin ndërkombëtar, kam nevojë për qetësi”, u shpreh ai.
Ndeshja e ardhshme e Juves në Serie A është nesër, ndaj Monzas, me fillim nga ora 15:00.