Allegri: Do të qëndroj edhe tri vite te Juventus

Massimiliano Allegri ka dhënë disa komente të mira për veshin e tifozëve të Juventus.

Pas fitores së mbrëmshme në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, Massimiliano Allegri ka bërë të ditur se nuk planifikon largimin e hershëm nga Juventus.

Trajneri italian ka bërë të ditur se planifikon të qëndrojë te skuadra e Juventus edhe për vite të tjera. Kurse, lidhur me finalen, duket se Allegri synon një hakmarrje.

“Edhe për tri vitet e ardhshme! E kam thënë këtë”, ishte përgjigja e Allegri, i pyetur për spekulimet, transmeton lajmi.net.

“Më dëshpëron fakti që kemi humbur dy herë ndaj Inter. Madje, njëra ndeshje vendosi edhe çështjen e ‘Scudettos’ për ne”, shtoi italiani.

Juventus garon deri në fund për një vend në top katërshe, kur pritet të ketë konkurrencë nga Roma, Lazio e Fiorentina.