Allardyce: Do ta bëja lehtësisht punën e Klopp, por ai nuk do mund të bënte timen

Liverpool pothuasje dominoi të gjithë ndeshjen, “The Reds” udhëhoqën gati tërë ndeshjen me golin e Sadio Mane i cili realizoi në minutën 12′ por nuk arritën të nxirrnin rezultat pozitiv.

West Bromwich Albion shënuan në fund, përkatësisht në minutën 81 pas një harkimi në zonë ishtë mbrojtësi Ajayi i cli barazoi shifrat në 1 – 1. Ky ishte edhe rezultati përfundimtar.

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, fajin për ndeshjen ja la ekipi të tij, por pati edhe kritika për lojën e homologut të tij ku tha që nuk kanë pasur as një rast të pastër në 95 minuta dhe janë mbrojtur gjithë kohës.

Sidoqoftë, menaxheri i West Brom, Sam Allardyce, iu kundërpërgjigj gjermanit për deklaratat e tij.

“Unë mund të bëj lehtësisht atë që Klopp po bën në Liverpool me disa nga lojtarët më të shtrenjtë në botë. Por ai nuk do mund të bënte të njejtën me këta lojtarë të West Brom këtë që bëra unë sot”, kishte thënë Sam Allardyce.