Alketa Vejsiu paralajmëron: Do publikoj prapaskenat e festivalit

Alketa Vejsiu ka qenë këto ditë në qendër të vëmendjes jo vetëm sepse për herë të parë e pamë si prezantuese të “Festivalit në RTSH”, por edhe për deklaratat që ka dhënë pas festivalit. Alketa e ka shprehur hapur mendimin e saj duke treguar se nuk ka qenë aspak dakort me pikët e ulëta që juria shqiptare i dha Elvana Gjatës.

Ditën e sotme moderatorja ka bërë edhe një njoftim ku shkruan se së shpejti do publikojë gjithçka ka ndodhur në prapaskenat e festivalit në kanalin e saj në Youtube.

“Jam produkt i skuadres sime qe kujdeset me aq shume dashuri! Se shpejti ne Kanalin Tim ne You Tube Alketa Vejsiu Official Docu Fest! Gjithcka ka ndodhur ne prapaskenat e ketij Festivali!”, shkruan Alketa.