“Alkaloid” lëshoi në përdorim repart të ri me vlerë 4 milionë euro

Pecetat e lagura Becutan janë prodhim nga portfolio e këtij brendi, që për herë të parë janë paraqitur në treg në vitin 2006, të prodhuara sipas recepturës origjinale të ekspertëve të farmacisë në “Alkaloid”. Pas 15 viteve prodhim të tyre jashtë vendit, sot është lëshuar në përdorim kapaciteti në të cilin procesi i përgjithshëm do të realizohet në repartet e kompanisë në lokalitetin “Lafoma” në Gjorçe Petrov.
Pajisjet teknologjike dhe prodhuese janë blerë në Kroaci dhe Turqi, kurse në realizimin e projektit janë kyçur dhjetëra kompani nga Maqedonia. Linja e re mundëson prodhimin e paketimeve me 5 deri 150 peceta të lagura, me kapacitet prej 120 njësive të prodhimeve të paketuara brena një minute.
“Këtë investimi, me vlerë afër 4 milionë euro, e filluam në mars të vitit 2020. ai përfshin adaptim të hapësirës prodhuese dhe për deponim me hapësirë të përgjithshme prej 3.200 m2, ku është vendosur pajisje proceduese dhe teknologjike tërësisht e automatizuar dhe e robotizuar. Kapaciteti maksimal vjetor i këtij investimi është 50 milionë copë produkt, të përpunuara në pajtim me normativet strikte për praktikë të mirë prodhuese dhenë pajtim me rregullativën evropiane për kozmetikë. Është kënaqësi e veçantë që i tërë procesi i prodhimit të produktit më të shitur nga portfolio e Becutanit, pecetat e lagura, tërësisht do të realizohet në repartet tona, sipas standardeve botërore”, deklaroi drejtori gjeneral dhe kryetari i Këshillit drejtues të “Alkaloid”, Zhivko Mukaetov.
Vetë procesi i prodhimit fillon me marrjen e ujit të pastruar, pason përgatitja e emulsionit për peceta të lagura, procesi i lagështimit, prerja, paketimi i pecetave në foli dhe linja e robotizuar për paketim në kutitë.
Përgatitja e formulimit unikat për losionin që përdoren në peceta bëhet në përzierëse speciale me kapacitet prej 12.000 litrave në një ndërrim. Pajisja është e aftë të detektojë çdo paketë të pecetave të lagura që nuk përputhet me normativin e caktuar dhe automatikisht e largon. Në këtë mënyrë, sigurohet kualitet i vazhdueshëm i produktit dhe mbikëqyrje e tij në kontinuitet.
Becutan është brend udhëheqës për kozmetikë për fëmijë në tregun maqedonas, i njohur dhe i afirmuar edhe në tregjet e vendeve të rajonit, me traditë 43 vjeçare, prezent në tregjet e 25 vendeve.