Alkaloid, aksion për dhurimin e gjakut

Me rastin e 14 Qershorit, Ditës Botërore të dhurimit të Gjakut, shoqëria aksionare “Alkaloid” edhe këtë vit ka organizuar aksion nga punonjësit e kompanisë. “Alkaloid”, si kompani me përgjegjësi shoqërore, vazhdimisht përpiqet për një botë më të shëndetshme dhe për cilësi superiore të produkteve dhe shërbimeve, imperativ i të cilave është kujdesi për shëndetin.

Në fushatën e dhurimit të gjakut “Dhuro gjak-shpëto jetën”, e cila u zhvillua në Qendrën e edukimit dhe trajnimit “Alkaloid”, në bashkëpunim me “Kryqin e Kuq” dhe me Institutin e për Tranfuziologji, dhuruan gjak 150 punonjës që tashmë me vite janë pjesë e kompanisë, por edhe një numër i madh ishin nga brezi i ri i të punësuarve. “Me organizimin e aksioneve të dhurimit të gjakut, kompania edhe një herë dëshmoi përkushtimin ndaj sjelljes njerëzore dhe përkushtimin ndaj promovimit të kulturës së korporatës dhe përgjegjësisë sociale, dhe në të gjitha këto të mbështetura nga entuziazmi për humanizëm i të punësuarve.

Ata janë ambasadorët më të mëdhenj të gjithçka që përfaqëson “Alkaloid” duke dhënë shembull për përkushtimin e kompanisë dhe përgjegjësisë shoqërore.”- thonë nga Alkaloid.