Aliu: Me ligjin e ri do të rregullohet liria e shprehjes në media

Liria e shprehjes dhe gjuha e urrejtjes kanë qenë brengë e madhe, e cila, sipas ministrit Azir Aliu, me ligjin e ri për media do të rregullohet.

Në krijimin e këtij ligji, Ali në “Klan Debat”, tha se janë përfshirë shumë palë, nga fusha të ndryshme, me qëllim që ligji të jetë më përfshirës dhe të mos ketë lëshime.

“Nga direktivat europiane dhe ekspertëve që i kemi pasur nga BE, me mburrje e themi se pas disa viteve punë, arritëm për një periudhë shumë të shkurtër për 2 muaj të krijojmë ligj. Të gjithë aktorët e përfshirë në krijimin e këtij ligji janë shumë të kënaqur…Kemi një ligj që me vërtet në fund të ditës do taë rregullojë atë që fëmijët, të rinjtë, qytetarët tanë shohin”, tha mes tjerash Aliu.