Alioski: Marcelon dhe Roberto Carlosin i admirojë si lojtarë

Ezgjan Alioski ka dy vite e gjysmë që mbronë ngjyrat e Leeds United. Ëndrra e tij është që një ditë të luaj në Premierligë, diçka që mund të ndodh sezonin e ardhshëm, duke parë gjendjen në tabel në Championchip.

Reprezentuesi ynë ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit, ku ka folur për karrierën e tij, pas ardhjes së Marcelo Bielsës.
“Unë tani jam personalitet më i fuqishëm, më i fuqishëm pskikisht dhe taktikisht jam shumë mirë dhe më i mençur. Nuk është lehtë të sqarohet, megjithatë kur luani i kuptoni disa punë për të cilat ka folur trajneri, punë për të cilat i kujtoni në mbledhje që i ka pasur me ju. Me Bielsën të gjithë kanë bërë hap të madh përpara dhe mendoj se duhet të jemi falënderues”, ka deklaruar Alioski.
Më pas Alioski foli edhe për rolin e tij të ri në ekip, për të cilët ka luajtur 111 ndeshje.
“Ai më ka lënë në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe ajo është pozita që e dua, pasi mund të luaj në sulm dhe mbrojtje. Kam shumë dëshirë të përparojë. Për mua nuk është pozitë e re, pasi nganjëherë e luaj edhe në reprezentacion.
Nuk e kisha vështirë të transferohem nga krahu i majtë në mbrojtës të majtë, ndërsa kjo është falë sistemit që luajmë dhe stilit që dëshiron Bielsa”, thotë 27-vjecari.
Për fund, Alioski ka zbuluar se kush janë admiruesit e tij të futbollit.
“Admiruesit e mi gjithmonë kanë qenë Marcelo dhe Roberto Carlos si mbrojtës të majtë. Kur Marcelo luan, nuk duhet të shikoni lojtarët e tjerë, pasi ai mund të ju mësoj shumë punë për lojën në këtë pozitë. Momentalisht mbrojtësit nuk dëshirojnë shumë që të luajnë në mbrojtje dhe është mirë që ekipet kanë filluar të ndryshojnë taktika të tilla, që mundësojnë rol më ofensiv. Një gjë e tillë nuk është lehtë të bëhet gjatë 90 minutave, sepse nëse e humbisni topin duhet menjëherë të kthehesh mbrapa, ndërsa për tu kthyer duhet shumë fuqi dhe kondicion”, përfundoi Alioski.
Leeds ka epërsi dyshifrore para ekipit të tretë në renditje dhe ka mundësi shumë të mirë që të sigurojë elitën e futbollit anglez sezonin e ardhshëm.
Alioski shpreson se do t’i gëzohet promovimit në Premierligë dhe kualifikimit të Maqedonisë së Veriut në Euro 2020. /Gazeta Lajm/