Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Sllupçan, shkruan gazeta LAJM. Më 2 maj, datën në të cilën 21 vite më parë zona e Karadakut u shpall Zonë e Lirë nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Ahmeti ka vendosur lule mbi varret e dëshmorëve. Me këtë rast, ish komandati i UÇK-së, ka takuar edhe nënën e Nezir Demirit, njërit prej ushtarëve të dalluar të UÇK-së, i cili ra dëshmorë në Sllupçan, në vitin 2001, gjatë luftimeve me forcat maqedonase. Ahmeti, më 2 maj të këtij viti mori pjesë në përurimin e Kullës së dëshmorëve në Sllupçan./Gazeta LAJM
Maqedoni Ali Ahmeti takon nënën e dëshmorit Nezir Demiri nga Kumanova (Video)