Mariçiq: Edhe 100 vite po të zgjasin bisedimet me Bullgarinë, nuk mund ta fshijnë identitetin maqedonas

“Në disa qarqe në Bullgari ka disa teza për identitetin maqedonas, por edhe nëse procesi zgjat 100 vjet, nuk mund të ketë efekt në ndryshimin e identitetit. Ne e dimë se kush jemi dhe çfarë jemi dhe e dimë se një komb nuk krijohet apo fshihet me një vendim”, tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Në deklaratën e tij për emisionin “Brifingu i Mëngjesit”, Mariçiq tha se ky nuk mund të ishte qëllimi në vitin 2022 dhe i shekullit 21-të dhe se në ngjarjen në Manastir, ecuria e bisedimeve ishte me dinjitet në nivel të partnerëve dhe aleatëve të NATO-s.

Është e rëndësishme të mos lejojmë që atmosfera dhe narrativa të ndryshojnë. “Le të mos lejojmë që nacionalizmi dhe radikalizmi të mbizotërojnë,” tha Mariçiq.

Ai shtoi se me Bullgaria po punon intensivisht në disa fusha, si përmes grupeve punuese ashtu edhe në nivelin më të lartë politik dhe se të gjitha çështjet janë në tavolinë, por mbetet të shihet nëse mund të arrihet një marrëveshje dhe të hiqet vetoja.

Mariçiq theksoi se Maqedonia e Veriut dëshiron të vazhdoj në një drejtim miqësor me Bullgarinë, për të gjetur një zgjidhje dhe për të hequr veton pa pasur detyrim për data, përndryshe hendeku mund të thellohet gjithnjë e më shumë.