Ali Ahmeti takohet me Artan Grubin

Bashkimi Demokratik për Integrim faleminderon të gjitha partitë
parlamentare shqiptare për komunikimin korekt, përgjigjën afirmative dhe
sygjerimet miqësore për këtë takim shumë të rëndësishëm dhe të
mirëpritur nga të gjithë shqiptarët.
Rrjedhimisht, BDI ka propozuar rendin e ditës për takimin e 13 gushtit i
cili mund të plotësohet dhe ndryshohet me propozime nga të gjithë
pjesëmarrësit gjatë takimit të përbashkët.
Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet në dispozicion dhe i hapur edhe
për takime vijuese gjatë javës së ardhshme ose edhe në cilën do datë të
ardhshme të dakorduar bashkarisht në takimin e nesërm, e enjte, më 13
gusht 2020, thuhej në njoftimin e djeshëm të BDI-së. Mirëpo të gjitha partitë kanë refuzuar ftesën e Ahmetit, me përjashtim të kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, kështu që burime partiake nuk përjashtojnë mundësinë që Ali Ahmeti sot të takohet vetëm me Artan Grubin.