Ali Ahmeti: Shqipja në uniformat e policisë, akt i kryer (Video)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi sot se vendimi për gjuhën shqipe në uniformat e policisë në RMV është akt i kryer, shkruan gazeta LAJM.

“Unë mendoj që është akt i kryer ky dhe është çështje kohe se kur do të materializohet në praktikë. Është çështje e përmbyllur, nuk ka çfarë të vonohet. Mund të ketë lloj-lloj interpretimesh por, çdo ligj merr edhe kohë për zbatimin në praktikë”, tha Ahmeti, shkruan gazeta LAJM.

Uniformat e Policisë në Maqedoninë e Veriut do të jenë edhe në gjuhën shqipe, në komunat ku mbi 20 për qind e popullasisë është me shqiptarë.
Në njoftimin e Qeverisë, të publikuar të martën, 15 mars, thuhet se vendimi është miratuar në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.