Ali Ahmeti për ngushëllime në familjen e Beqir Sadikut për ndarjen nga jeta të nënës së tij

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka vizituar familjen e komandant Beqir Sadiku për të shprehur ngushëllimet pas ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe përfaqësues partiakë, ka qëndruar pranë familjarëve duke ndarë dhimbjen me ta në këto momente të vështira.

Gjatë vizitës, kreu i BDI-së ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin me familjen Sadiku, duke u lutur për paqe për të ndjerën dhe forcë për familjarët për ta përballuar humbjen, përcjell Zhurnal.mk.

Beqir Sadiku është një nga figurat e njohura të luftës së vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut, i njohur në opinion si komandant dhe veprimtar i çështjes shqiptare. Ai ka qenë i angazhuar në strukturat e ish-UÇK-së dhe më pas ka mbetur aktiv në jetën publike dhe shoqërore shqiptare në vend.