Ali Ahmeti për Distria Krasniqin: Lot gëzimi dhe krenarie

I gëzuar dhe krenarë për triumfin e Distria Krasniqit në Lojëra Olimpike në Tokio është shprehur edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

“Lot gëzimi dhe krenarie. Distria Krasniqi e artë🥇në lojërat olimpike në Tokio. Urime Distrias, Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve”, shkroi Ahmeti në “Facebook”.

Distria Krasniqi ka bërë histori në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke fituar medaljen e artë./TV21