Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sonte ishte për vizitë me mërgimtarët në shkollën e Zhelinës së bashku me ministrat dhe drejtorët Shtetëror.
Njëri nga të pranishmit ka pyetur kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me mini- shengenin Ballkanik.
Ahmeti ka thënë se “kjo marrëveshje po keqpërdoret nga disa që nuk ia duan të mirën vendit, sepse flitet për një marrëveshje që do i lehtëson Shqiptarët e vendit ku do largohen kufijtë Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, dhe qytetarët do kenë transport të lirë të tyre dhe mallrave, sepse kësaj marrëveshje i qëndrojnë pas dhe përkrahin SHBA dhe Europa dhe duke pasur për qëllim qetësinë dhe stabilitetin e vendit dhe largimin e mundshëm të çdo lloj konflikti në rajon”.
Qytetarët në takim po ashtu kanë shprehur shqetësimin se rinia po ikën nga vendi dhe se atyre duhet tu mundësohet kushte dhe të ketë shkolla profesionale që kuadrot e reja të kenë diploma apo licenca për mjeshtërinë e tyre dhe njohjen e tyre.
Ministri i arsimit Arbër Ademi u tregoj qytetarëve se ka filluar të punohet në këtë drejtim dhe së shpejti do kenë kushtet e tyre.
Sa i përket integrimeve zv. Kryeministri Bujar Osmani u tregoj se Maqedonia e Veriut tashmë i ka zyrat e saja në Bruksel sa i përket anëtarësimit në NATO, si dhe po kompletohet edhe anëtarësimi i vendit në BE.
Lajme Ali Ahmeti mbron “Mini-Shengenin”: Kjo marrëveshje po keqpërdoret nga ata që nuk...