Ali Ahmeti: Jam i zhgënjyer që nuk erdhën kryetarët e partive tjera në takim (Video)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti është bojkotuar nga liderët e gjitha partive parlamentare shqiptare, në takimin e thirrur sot prej tij në hotelin Park në Shkup.

Pas takimit, Ahmeti shprehi keqardhje dhe tha se është i zhgënjyer që liderët e partive tjera nuk kanë ardhur “në këtë ditë historike, për të marë përgjegjësi”.
Ahmeti edhe një herë përsëriti qëndrimin e tij dhe të BDI-së se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit është përmbyllur në pjesën normative, duke numëruar si rezultate Ligjin për gjuhën, ministrin e mbrojtjes, kryetarin e Parlamentit, e kështu me radhë.