Ali Ahmeti: Funksionet shkojnë e vijnë, njerzillëku mbetet

BDI është thesar kombëtar i shqiptarëve të Maqedonisë dhe është unik që nga Struga e deri në Kumanovë e Likovë, kështu e ka vlerësuar Ahmeti BDI-në pas pakënaqësive të shprehura brenda partiake.

”Mbi të gjitha është njerzillëku, funksionet shkojnë e vijnë njerzilleku mbetet, i kemi shkuar njëri-tjetrit në dasma kemi bërë morte bashkë dasma bashkë, për gjëra të vogla mos u ndani dhe mos u hani” – tha Ali Ahmeti.

Ndryshe Ahmeti tha se të gjithë pa paqartësitë, gabimet dhe pa kënaqësitë do të diskutohen që të sheshohen dhe të rregullohen.