Ali Ahmeti fton liderët shqiptar për bashkëpunim, mos qenka në zor si në vitin 2016?

Nuk jemi mësuar ta dëgjojmë kryetarin e BDI-së me mesazhe unifikuese, përveç se kur ka ndonjë zor. Zakonisht ai flet për bashkëpunim të mirë herë me VMRO-në, herë LSDM-në, por tek shqiptarët bën apele përçarëse të stilit “bashkohuni të gjithë kundër BDI-së”. Mirëpo sot qenka paraqitur me apel për bashkim, si në vitin 2016. Me këtë ai si duket ka konfirmuar vlerësimet e analistëve shqiptarë se rezultatet e tanishme të BDI-së procentualisht janë më të dobëta se rezultatet që pati kjo parti në vitin 2016. Kurse zori si duket nuk qenka i vogël, sepse Ahmeti nuk e paska harruar as Vesel Memedin.
“Të nderuar miq, ju faleminderit për mbështetjen tuaj të madhe dhe për zhvillimin e një proçesi shembullor zgjedhor gjer në këto çaste.
Sot pranova mijëra urata nga të gjitha trojet tona për të cilat jam shumë mirënjohës.
Gjithashtu, sot realizova biseda telefonike me Kryetarin e PDSHsë z. Menduh Thaçi, dhe Kryetarin e Lëvizjes Besa, z. Bilall Kasami, ndërsa do të realizoj biseda edhe me Kryetarët e partive tjera shqiptare, z. Gashi, z. Sela dhe z. Memedi për ta vlerësuar bashkarisht rezultatin zgjedhor dhe për të këmbyer mendime. Bashkë jemi më të fortë”, shkruan Ahmeti në Facebook.