Ali Ahmeti: Edhe një detyrë e kryer me sukses

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është deklaruar për vendimin qeveritar me të cilin është miratuar Dekreti që uniformat e policisë të bëhen edhe në gjuhën shqipe, transmeton TV21.

“Qeveria miratoi ndryshimet në Dekretin që formalizon përdorimin e gjuhës shqipe edhe në uniformat e policisë. Një tjetër detyrë e kryer me sukses konform Kushtetutës dhe Ligjit që reflekton zbatimin e përpiktë të parimeve të barazisë si garancë e progresit të vendit tonë”, shkroi Ahmeti në Facebook.