Nga nesër hyn në funksion sistemi „One Stop Shop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili mundëson kontrolle kufitare me vetëm një ndalesë, në vend të dy kontrolleve të deritanishme.
Gjatë prezantimit të përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski, Edi Rama e cilësoi këtë si lehtësim të madh për miliona qytetarë që kalojnë kufirin.
„Në shqip kemi një shprehje: beso dhe kontrollo. Deri tani ishte kontrollo, kontrollo, ndërsa tani jemi te beso, kontrollo. Hapi tjetër: beso, beso”, deklaroi Rama.
Ai paralajmëroi se sistemi do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht për realizimin e Korridorit 8.



