Alex i bën Jenniferit dedikimin që çdo femër do e dëshironte

Alex Rodriguez u tregua romantik me veprimin e fundit.

Alex Rodriguez i dedikoi fjalët më të bukura partneres së saj, Jennifer Lopez, shkruan lajmi.net.

Ai publikoi një imazh të këngëtares, nga pjesëmarrja e saj në “Golden Globes” dhe i shkroi fjalë që çdo femër do e dëshironte.

“Jen, nuk ka nevojë për një trofe, medalje ose pllakë për të identifikuar një kampion të vërtetë. Për miliona gra të reja që ju kanë shikuar dhe janë frymëzuar dhe fuqizuar të bëjnë gjëra të mahnitshme në jetën e tyre, ju jeni një kampione. Për muzikantë, valltarë, aktore dhe interpretues të panumërt që kanë parë dhe imituar pasionin tuaj, të drejtojnë me etikë pune për të gjetur suksesin e tyre, ju jeni një kampione. Për fëmijët tuaj, familjen tuaj, trajnerët tuaj, stafin tuaj dhe familjen tuaj të zgjeruar, ju jeni një kampione. Për të gjithë, jetën e të cilëve ju e pasuroni çdo ditë, ju jeni një kampione. Dhe mos e harroni kurrë. ❤️❤️❤️”, ka shkruar ai.