Alena kërkohet nga italianët, Koeman kërkon kohë

Carles Alena është në radarin e skuadrave italiane.

Mesfushori spanjoll, Carles Alena, duket se mund të fitojë një pozitë në skuadrën e Barcelonës.

Ardhja e Ronald Koeman ka rritur shpresat për lojtarin që të futet në planet e teknikut holandez.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Alena po kërkohet nga disa klube të Serie A.

Megjithatë, Koeman dëshiron akoma kohë që ta testojë lojtarin.

Vendimi për të do të merret në fund të këtij muaji, pas Koeman të vlerësojë nëse do ta mbajë lojtarin në skuadër.