Aleanca: BDI premton, nuk realizon! Tetova ende pa ujë të pijshëm

“BDI nuk e ka kuptuar esencën e llogaridhënies për të qenë e aftë që të kuptojë se me gjithë këto dështime nuk i ka mbetur fytyrë për llogaridhënie para qytetarëve. Si mendojnë se do të japin llogari para qytetarëve kur pas gjithë këtyre viteve pushtet ende nuk kanë
siguruar ujë të pijshëm për të gjithë. Përqindja prej më shumë se 70% nga fshatrat e komunës së Tetovës që nuk kanë ujë të pijshëm është
një përqindje shumë e lartë, për të cilën duhet të ndërmerren masa. Neglizhenca ndaj kësaj problematike si nga pushteti qendror, si nga ai lokal mund të sjell deri në shpërndarjen e sëmundjeve epidemike. Aleanca për Shqiptarët kërkon nga organet kompetente, të fillojnë të veprojnë edhe atë në mënyrë urgjente me dezinfektimin dhe mirëmbajtjen e objekteve që furnizojnë me ujë. Kujtojmë se, furnizimi me ujë të pijshëm ishte premtim i BDI-së edhe në platformën e vitit 2016-2020, ndërkaq nga ana tjetër kujtojmë se Tetova dhe rrethina me vite hasen me këtë problem dhe nga moszgjidhja qytetarët detyrohen të përdorin ujë të blerë”, thuhet ne reagimin e Aleances per Shqiptaret.