Albini të kërkojë publikisht nga Artan Grubi dhe Bujar Osmani të mos lobojnë për Kosovën!

Fejzi HAJDARI

Sapo të formohet, Qeveri e re e Kosovës do ketë shumë prioritete. Mirëpo një prioritet, që sipas mendimit tim nuk duhet ta anashkalojnë, është që të ja ndalojnë publikisht Artan Grubit e Bujar Osmanit të lobojnë për Kosovën. Mendoj se këtë kërkesë nuk duhet ta bëjë askush tjetër, por vetë kryeministri në ardhje, Albin Kurti. Ashtu siç nuk e pranoi dje në takim Grubin, në të njëjtën mënyrë Kurti duhet tua bëjë me dije se këta dy nuk mund të lobojnë për Kosovën. Tu thotë haptas se lobimi i tyre vetëm mund ta dëmtojë Kosovën, e jo ti sjellë diçka të mirë.

Nuk mund të lobojnë për Kosovën politikanë të cilët janë të paaftë ta heqin termin poshtërues “20 për qind” nga Kushtetuta dhe Ligjet. Nëse njerëz të tillë lobojnë për Kosovën, mund të bëjnë vetëm dëm, e jo të sjellin njohje të reja.
Politikanë që sot e kësaj dite nuk mund të ndalin rastet e montuara policore e gjyqësore kundër shqiptarëve në Maqedoni, me lobimin e tyre eventual, mund vetëm ti shkaktojnë ngatërresa shtesë Kosovës. Dhashtë zoti Kosova kurr të mos ketë nevojë për lobimin e tyre. Pyetne veten se çfarë të mire mund ti sjellë Kosovës një politikan i cili takohet fshehtazi me Mijallkovin në hotel Marriot (edhe atë i ulur në pozitë tejet provokative). Çfarë të mire mund ti sjellë Kosovës një politikan i cili qeshet si ndonjë fëmijë gazmor kur shtrëngon duart me Vuçiqin e Daçiqin në Beograd. Kujt po mundohen ti shesin përralla. Pse pikërisht tani u kujtuan të lobojnë për Kosovën? Mendojnë që jemi naivë dhe nuk po e shohim që e kanë hallin e Ligjit për nënshtetësinë, të cilin as nuk duan ta kalojnë, e as nuk guxojnë ta refuzojnë. Dhe tani mundohen të çojnë pluhur te mediat maqedonase, vetëm që sa më shumë të defokusohet vëmendja nga Ligji për nënshtetësi. Është e qartë se lobimi i tyre është me sherr, që të akumulojnë kapital për të vazhduar politikën e dëmshme ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Kot e kanë, shqiptarët nuk manipulation!