Albina Kelmendi i jep fund beqarisë, martohet me biznesmenin kosovar

Këngëtarja e njohur kosovare, Albina Kelmendi, i ka dhënë fund beqarisë së saj.

Dashurinë me biznesmenin kosovar, Valon Vataj, e ka kurorëzuar me martesë, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja.

Ajo ka publikuar imazhe e veshur në vellon e bardhë krah tashmë bashkëshortit të saj.

“Ti i dhe kuptim jetës sime”, ka shkruar ajo krah imazheve./Lajmi.net/