Albin Kurti shkon në shtëpi në masa të shtuara të sigurisë (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar në shtëpi në masa të shtuara të sigurisë pas kërcënimit.

Lajmin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili nuk dha detaje për natyrën e kërcënimit.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”.