Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar kreun e Tetovës, Bilall Kasami, për përkushtimin e treguar lidhur me realizimin sa më të shpejtë të aksit Tetovë-Prizren, shkruan gazeta Lajm.
“Kryetari i komunës së Tetovës është tejet i interesuar që sa më parë të realizohet projekti i aksit Tetovë-Prizren, njësoj edhe nga ana tjetër e kufirit, kryetari i komunës së Prizrenit gjithashtu është tejet i interesuar që sa më parë të realizohet ky aks. Jemi dakorduar së pari me ish kryeministrin Zoran Zaev, por pastaj edhe me kryeministrin aktual Kovaçevski. Andaj, dëshirojmë që të gjithë të njoftohen dhe në të njejtën kohë të aktivizohen për këtë projekt, më të rëndësishmit ekonomik për rajonin tonë, në mënyrë që të na bashkojnë rrugët, përçka se na ndajnë këto male të larta e kaq të bukura në këtë fshat me një mikëpritje kaq të perzemërt, sikur që është fshati Vicë, të cilin nuk do ta harrojë asnihere”, tha Kurti.




