Alba Vukaj ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke u shfaqur me një fustan të zi elegant që vuri në pah stilin dhe hijeshinë e saj.
Në fotografinë e publikuar, ajo ka zgjedhur një kombinim glamuroz me detaje dantelle dhe prerje moderne, ndërsa grimi i kuruar dhe flokët e valëzuar i kanë dhënë një pamje edhe më elegante.
Pamja e saj është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku ndjekësit nuk kanë kursyer komplimentet për paraqitjen mbresëlënëse dhe finesën që Alba përcjell në çdo postim.
Me stilin e saj gjithnjë të kuruar, Alba Vukaj vazhdon të jetë një nga emrat që tërheq më shumë vëmendje në botën e showbizit, shkruan Kosovarja. 



