Alba Vukaj e ashpër me Shqipen: 32 vjeçe dhe akoma nuk je e pjekur

Shqipe Hysenaj dhe Alba Vukaj kanë zhvilluar një debat të ashpër në spektaklin e së hënës (18 dhjetor).

Përplasja e tyre filloi nga një klip që iu prezantua në Prime, ku si target kishin banorin tjetër, Blerandon.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk është ndalur pasi ka vazhduar duke hedhur kunja për bukuroshen shkodrane.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo e thotë vazhdimisht se po i sillë meshkujt në shtëpi, marrë parasysh raportet që ka krijuar me disa prej tyre.

“A e di se çfarë ka të pjekur, vetëm mënyrën se si luan me meshkujt”, iu drejtua Shqipja, Albës.

Foto: Screenshot/YouTube

Një kundërpërgjigje nuk mungoi nga Shqipja, e cila tha: “Ti 32 vjeçe dhe akoma nuk je pjekur, e po pret nga unë”.

Ato po flisnin sërish rreth kësaj dhe se nuk ndalonin me thumba e ofendime. /Telegrafi/