Alarmohet policia në SHBA, gjendet një raketë bërthamore në një banesë

Një raketë e projektuar për të mbajtur një kokë bërthamore është gjetur në garazhin e një banese në SHBA.

Policia në Bellevue, u lajmërua për praninë e raketës ushtarake të mërkurën në mbrëmje.

Një banor i Bellevue kishte telefonuar Muzeun e Ushtrisë në SHBA  dhe tha se donte të dhuronte një raketë që i përkiste një fqinji që kishte vdekur.

Departamenti i Policisë së Bellevue kontaktoi fqinjin dhe gjeti vendodhjen e raketës.

Anëtarët e skuadrës së bombave nisën ekspertizën e raketës dhe konstatuan se kishin të bënin me një raketë që është projektuar për të mbajtur një kokë bërthamore.

Një imazh i një rakete të ngjashme AIR-2 Genie me një kopje të kokës bërthamore të bashkangjitur.

Raketa nuk kishte asnjë kokë lufte të bashkangjitur.

Anëtarët e skuadrës së bombave konfirmuan se objekti ishte inert dhe nuk përmbante karburant raketash – që do të thotë se sendi ishte një artefakt pa rrezik shpërthyes.

Forcat e policisë thanë se ishin në gjendje t’ia linin sendin fqinjit për ta restauruar dhe më pas për ta ekspozuar në muze.

Nën ritmet e këngës klasike të Elton John Rocket Man, Policia e Bellevue postoi në platformën e mediave sociale X dhe pamje të raketës me mbishkrimin: “Ne mendojmë se do të kalojë shumë, shumë kohë para se të marrim një telefonatë tjetër si kjo”.