Alarmi te pensionet: Fondit i mungojnë 1 miliard euro në vit, Velkovski garanton pagesat

Fondi shtetëror i pensioneve përballet me një mungesë prej rreth 1 miliard euro në vit, ndërsa diferenca për pagesën e pensioneve mbulohet nga Buxheti i shtetit.

Ministri i Politikës Sociale, Gjoko Velkovski, deklaroi se shpenzimet vjetore për pensionet arrijnë në rreth 2.4 miliardë euro, ndërsa nga kontributet e të punësuarve sigurohen rreth 1.4 miliardë euro. Pjesën tjetër, rreth 60 miliardë denarë në vit, e mbulon shteti.

Mbështetja buxhetore është rritur ndjeshëm. Në vitin 2023, ajo ishte rreth 510 milionë euro, ndërsa sot nevojat nga Buxheti janë pothuajse dyfishuar.

Velkovski si faktorë kryesorë për deficitin përmendi emigrimin e fuqisë punëtore, lëvizjet e punonjësve dhe numrin e lartë të të punësuarve me pagë minimale.

Megjithatë, ministri garantoi se pensionet do të paguhen rregullisht dhe në kohë, duke paralajmëruar reforma për forcimin e sistemit.

Qeveria po shqyrton edhe ndryshime në shtyllën e dytë pensionale, përfshirë mundësinë që qytetarët të zgjedhin nëse do të qëndrojnë vetëm në fondin shtetëror apo do të kontribuojnë edhe në fondet private.