David Alaba ka folur për aventurën e tij te Real Madridi.
Ylli austriak kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij me Bayern Munich, por së fundmi ka kaluar te Real Madridi.
Aty duket se problemi i tij i vetëm është gjuha. Lojtari nuk e njeh gjuhën spanjolle dhe në klubin e tij flasin vetëm atë gjuhë.
“Unë marrë përgjegjësitë dhe jap këshilla në dhomën e zhveshjes”, ka thënë Alaba.
“Duhet të mësoj spanjisht, meqë është e vetmja gjuhë që flasin te Real Madridi”, shtoi austriaku.
Alaba ka konsoliduar veten mjaft mirë duke marrë pozitën e qendërmbrojtësit.