“Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre”, arrestohet ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi

Ish-kryetari i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është arrestuar me urdhër të SPAK-ut.

Berberi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

I njëjti ka dhënë dorëheqjen nga ky post pak ditë më parë për arsye personale.

Por, burime nga Prokuroria e Posaçme pohuan për ABC News se rreth dy javë më parë, SPAK-u kishte nisur ndaj Berberit një hetim, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018.

E gjithë ngjarja ka ndodhur përpara se ai të merrte detyrën e këshilltarit në MIE. Berberi u emërua në krye të ARRSH-së në qershor të vitit 2021.