Akuza nga Valencia – Ancelottit nuk i bëhet fare vonë

Valencia bëri një reagim të pamatur në Twitter, duke u ankuar për vjedhje në ‘Bernabeu’, aluduar në një penallti.

I pyetur për këto komente, Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid ka refuzuar të jap ndonjë vlerësim.

“Nuk di çfarë të them për këto komente. Duhet të vlerësoj ndeshjen. Luajtëm mirë”, ka thënë Ancelotti, transmeton lajmi.net.

“Ne hapëm ndeshjen me një penallti, dhe kjo ndihmoi. Por, krijuam shumë raste të tjera dhe fituam ndeshjen”, shtoi italiani.

Real Madrid do të nisen për Arabi, ku do të luajnë gjysmëfinalen e Superkupës, përballë Barcelonës.