Aktorja me famë botërore Taraji Henson shfaqet me kreacion të stilistes shqiptare Vlora Mustafa

Stilistja Vlora Mustafa ka sjell bashkëpunimin e radhës me aktoren e njohur botërore Taraji Henson.

Fustani skenik i Vlora Mustafës mori vemëndje nga të pranishmit dhe mediat, në premierën e filmit “The Color Purple”, në Los Angeles.

Vetë aktorja Taraji ishte e mahnitur me fustanin që kishte veshur dhe nuk ka hezituar ta inçezoj në detaje dhe ta shpërndaj nga faqja në Instagram.

Taraji P. Henson (Foto: Leon Bennett/Getty Images)

Taraji Henson është aktore e cila ka luajtur në shumë shfaqje televizive, filma , seriale si: “Baby Boy” ; “Hustle & Flow “ ; “Empire” ; “Hidden Figures”; “Acrimony” ; “The WB’s”; Fox House”; “Curious Case of Benjamin Button”, të David Fincher-it, për të cilin ajo mori një nominim për çmimin Oscar për aktoren më të mirë dytësore.

Taraji Henson është aktore e vlersuar dhe shpërblyer kryesisht me kritika brilante dhe me çmime të ndryshme.

Taraji P. Henson (Foto: Steven Simione/FilmMagic)

Vlen të përmendet çmimi “Golden Globe” dhe nominimi që mori për “Primetime Emmy Awards”.

Në vitin 2016, Time e emëroi Henson një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë.

Taraji P. Henson (Foto: Steven Simione/FilmMagic)

Më vonë atë vit, ajo lëshoi ​​një autobiografi më të shitur të New York Times të titulluar Around the Way Girl.

Suksesi i radhës i stilistës Vlora Mustafa vjen me aktorën amerikane Taraji Henson në tapetin e kuq në Premieren e filmit “The Color Purple” prodhim i vitit 2023.

Taraji P. Henson (Foto: Stewart Cook/Getty Images for Warner Bros. )