Aktori Spahiu i fton fëmijët që u lanë anash në Festën e Abetares që të festojnë bashkë në ndonjë ëmbëltore

Aktori Fatmir Spahiu ka reaguar për rastin që ndodhi mbrëmë në Pejë, ku dhjetë nxënës të pakicave u lanë anash gjatë Festës së Abetares.

Ai është shprehu i irrituar nga ky rast, ku edhe u ka bërë një ftesë atyre, shkruan lajmi.net.

Aktori ka ftuar këta fëmijë që të vijnë sot në Prishtinë e të dalin bashkë me të në ndonjë ëmbëltore për të festuar bashkë Festën e Abetares.

Postimi i plotë i aktorit:

Dhjetë fëmijët që i pamë në storje të Klanit, i ftojë nesër të vijnë në Prishtinë, të shkojmë me naj ambëltore e ta bëjmë festën e Abetares bashkë, qysh na ka hije. E të zhytemi në shllag e qokolladë.
Ju dua!
Jam i sigurtë që gjysma e këtyre mësimdhënësve kanë përjetuar shkollat shtëpi si pasojë e racizmit të sistemit të atëhershëm.
Racizmi nuk i takon askujtë në botë e sidomos popullit shqiptar, i diskriminuar e i shtypun për tokë!/Lajmi.net/