Aktori Shkumbim Istrefi reagon ndaj rastit ku u lanë anash fëmijët nga pakicat: Racizëm i pastër

Në Pejë, të martën u kremtua Festa e Abetares.

Por, bashkë me bashkëmoshatarët e tyre nga komunat e tjera nuk ishin edhe dhjetë nxënës të pakicave, të cilët u ulën të ndarë, shkruan lajmi.net.

Nxënësit thonë se do donin të ishin më në qendër, derisa mësuesja e tyre Xhylfidane Morina deklaroi se kjo nuk ka të bëjë me diskriminim dhe se ishte veç një rastësi.

Ky rast ka shokuar pothuajse të gjithë dhe reagimet janë të shumta.

Një reagim të tillë e ka bërë sot edhe aktori Shkumbin Istrefi i cili një gjë të tillë e cilëson racizëm të pastër.

Postimi i plotë i aktorit:

Kjo është turp i madh për shoqërinë tonë. Duhet të kërkohet përgjegjësi. Racizëm i pastër.
Pavarësisht që reagimet janë të shumta, këtyre fëmijëve do t’u mbetet në kujtim tërë jetën që kanë qenë prapa një rrjete që asocon në grila të shoqërisë sonë ndaj komunitetit RAE. Gëzimi i tyre prapa “grilave” shpon si thikë në ndërgjegjen e kësaj shoqërie./Lajmi.net/