Aktori i famshëm: Vajzave nuk u lë trashëgimi, paratë do t’i shpenzoj të gjitha vetë

Daniel Craig, aktori i famshëm britanik i cili ka interpretuar në disa filma personazhin e famshëm James Bond, deklaroi se dy vajzave të tij, 29 dhe 3 vjeç, nuk do t’i lërë trashëgimi.

Në një intervistë për “Candis Magazine”, Craig tha: “Një shprehje e vjetër thotë se kush vdes i pasur, ka dështuar në jetë. Nuk më pëlqejnë fare trashëgimitë. Filozofia ime është që t’i shijoj paratë sa jam gjallë, ose t’i jap pak para se të vdes”.

Mendohet se pasuria e aktorit është rreth 160 milionë dollarë, por vajzat vështirë se do i shijojnë nëse aktori nuk ndryshon mendje.