Aktori amerikan befason me transformimin e tij, humb rreth 90 kilogram

Aktori i njohur John Goodman ka befasuar të gjithë me transformimin e tij kur u pikas në aeroportin John F. Kennedy në New York me gruan e tij Anna Beth.

Goodman vlerësohet të ketë humbur rreth 90 kilogram me një ndryshim drastik, shkruan DailyMail.

Së fundmi, ai u pa në aeroportin e New Yorkut dhe kishte veshur një xhup të gjelbër të errët, pantallona kaki dhe atlete Hoka; njerëzit nuk po mund ta besonin transformimin e 71-vjeçarit.

Gruaja e tij, që po ashtu po e shoqëronte në aeroport kishte veshur një një bluzë të bardhë me pantallona të errëta dhe atlete të bardha.

Aktori kishte filluar nga viti 2007 që të përkujdesej për peshën e tij trupore, duke filluar po ashtu me dieta dhe ushtrime të ndryshme.