Aktakuzë për gjyshin që tentoi ta sulmojë Rrahman Jasharajn

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj gjyshit të një nxënëseje që tentoi ta sulmojë kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Lajmin për ngritjen e aktakuzës për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Është ngritur aktakuza me kërkesë të caktimit të masës së paraburgimit për veprën penale “cenim i të drejtës në grevë”, është shprehur Ulaj, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se incidenti ndodhi në shkollën “Ismail Qemaili” në kryeqytet, ku Jasharajt në një klasë iu kërkua që të ndërpritet greva dhe situata për pak sa nuk eskaloi.