Aksion policor në rajonin e Shkupit, bastisje nëpër disa kompani

Në rajonin e Shkupit mëngjesin e sotëm po zhvillohet aksion policor në disa kompani, përcjell TV21. Nga MPB konfirmojnë aksionin ndërsa theksojnë se ka disa të arrestuar në kompani që dyshohet se janë të përfshira në krim ekonomik. MPB pritet gjatë ditës të jep detaje nga aksioni.