Kosovë-Shqipëri Aksidentoi të miturën dhe iku nga vendi i ngjarjes, arrestohet i dyshuari...

Aksidentoi të miturën dhe iku nga vendi i ngjarjes, arrestohet i dyshuari në Tiranë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Demokracia” në Tiranë, ku një 35-vjeçar ka përplasur me motomjet një 9-vjeçare dhe është larguar nga vendngjarja.

Pas disa orë hetime, policia ka identifikuar autorin si dhe ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Si pasojë, policia i ka sekuestruar dhe motomjetin.

I riu u vu në pranga nën akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Bëhet me dije se e mitura është transportuar në spital ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.