Aksidentohet vetura në Mitrovicë, vdes një 20 vjeçar

Një 20 vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti me veturë në Mitrovicë.

Siç kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për lajmi.net, viktima e këtij rasti ishte pasagjeri i moshës 20 vjeçare, teksa shoferi i veturës është dërguar në ndalim, shkruan lajmi.net.

“Është vetaksident. Pasagjeri ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Një person është në ndalim. Viktima është e moshës 20-vjeçare”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për lajmi.net.

Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur pasi që vozitësi ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë jashtë rrugës.

Detaje të tjera nuk dihen.