Aksidentohet autoambulanca, vdes pacienti

Një person i cili po transportohej me autoambulancë, sipas burimeve të ‘Sinjali’ ka ndërruar jetë si pasojë e një ak sidenti që ka ndodhur mes autoambulancës dhe një veturë civile, në rrugën “Avduallah Tahiri”, në Gjilan.

Vd ekjen e pacientit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se vd ekja e pacientit dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 11:25.

Trupi i pajetë i pacientit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“AK SIDENT TRAFIKU ME FATALITET Rr. Avdullah Tahiri, Gjilan 26.05.2021-11:25. Është raportuar për një ak sident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vd ekjeprurës ka pësuar një mashkull kosovar.

Vd ekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion në Prishtinë.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

***Foto ilustrim