Aksidenti hekurudhor afër Novacit, të lënduarit jashtë rrezikut për jetë

Katër të lënduarit në aksidentin hekurudhor afër Nogaevcit janë jashtë rrezikut për jetë. Tre janë burra dhe ata janë mbajtur në Spitalin e Velesit, ndërsa një është grua e moshës 50 vjeçare e cila për shkak të lëndimeve të marra në fytyrë është transferuar për shërim të mëtejshëm në Shkup.

Zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm në Veles, Todor Jakovlevski deklaroi se gruaja ka marrë lëndime në fytyrë dhe pas ndihmës së ofruar mjekësore është dërguar në Shkup, ndërsa dy burrat e lënduar kanë marrë fraktura, ndërsa njëri ka lëndime më të lehta.

Në aksidentin humbi jetën një djalosh 24-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në orën 12.10 minuta kur automjeti “ford galaski” me targa të Velesit pa e respektuar sinjalistikën ka hyrë në hekurudhë.

Sipas informacioneve fillestare, të lënduarit kanë qenë pacientë të dializës të cilët duheshin të dërgohen në spital.

Nga Stacioni Hekurudhor i Velesit deklarojnë se trafiku hekurudhor është lëshuar për qarkullim pas ekspertizës së bërë nga na e policisë.