Aksidenti fatal në autostadë, kërkohet 30 ditë paraburgim për shoferin

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për shoferin i cili goditi për vdekje me kombi një burrë të shtunën pasdite në autostradën “Ibrahim Rugova”.

“I pandehuri D.Sh, më 26 qershor 2021, në aksin rrugor Autostrada Duhel – Malishevë, ku i pandehuri, e drejton automjetin e tij “Mercedes”,duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, gjithashtu nuk i ka kushtuar kujdes pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. I njëjti duke mos mbajtur shiritin e tij qarkullues, e godet drejtuesin e automjetit “Citroen”, ku si pasojë e goditjes së rëndë dhe fuqisë së përplasjes, humb jetën i dëmtuari N.A”, njofton Prokuroria Themelore e Gjakovës përcjell Klankosova.tv.